Vendosni fjalën kyçe....

Jens Stoltenberg jep dorëheqjen nga posti i tij si Guvernator i Norges Bank (Banka e Norvegjisë)


Nga Tenis Skuqi

Pas pranimit të një zgjatjeje si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si guvernator i Norges Bank.

Ky lajm u konfirmuar sot nga Qeveria Norvegjeze në një deklaratë për shtyp.

Gjithashtu edhe shefi i NATO-s, Stoltenberg ka konfirmuar dorëheqjen e tij në Twitter.

“Unë kam rënë dakord sot të vazhdoj si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Ne po përballemi me sigurinë evropiane.”– shkroi Stoltenberg, duke shtuar, se: “Unë jam mirënjohës për besimin që krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s kanë treguar të gjithë vëmendjen time të udhëheq aleancën gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Aktualisht kompetencat e tij i ushtronte zv/guvernatorja, që ishte njëkohësisht konkurrente në garë.

Lidhur me këtë lëvizje, Stoltenberg ka informuar Ministrinë e Financave për vendimin, përpara se ta konfirmonte tërheqjen e tij në Twitter.

Ministri i Financave, Trygve Slagsvold Vedum, tha se ai do të donte ta shihnin Stoltenberg të merrte postin e Guvernatorit të Bankës së Norvegjisë, por për shkak të situatës dramatike në Europë qëllimet primare kanë ndryshuar.

“Unë e kuptoj se ai (Stoltenberg) ka përparësi të vazhdojë në rolin e rëndësishëm që ai luan në NATO.”- deklaroi Vedum.