Vendosni fjalën kyçe....

Mike Pence mbërrin në kampin “Ashraf 3”, deputetë socialistë e demokratë pjesë e takimit


Ish-zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence ka mbërritur në Shqipëri.

Duket se arsyeja e vizitës së Pence ka qenë takimet me opozitën iraniane e cila strehohet në Manzë në Shqipëri në kampin “ASHRAF 3”.

Ish-zv.Presidenti Pence është pritur nga shumë politikanë shqiptarë të të gjitha kaheve politike, si Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Monika Kryemadhi, Pandeli Majko, Belind Këlliçi, Mimi Kodheli dhe Bujar Leskaj.