Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza Ballës: Ka mbi 50 telefonata me anëtarin e bandës së Elbasanit, bleu vota për të dhe PS-në


Në një prononcim për mediet jashtë Kuvendit, pasi në sallë nuk iu dha fjala, ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj Taulant Ballës duke thënë se bandad e Elbasanit kanë blerë vota për të dhe për Partinë Socialiste.

Berisha tha se banda e Elbasanit ka blerë vota për PS-në.

“Dua të denoncoj lidhjet e mëdha, të tmerrshme, të Taulant Begos me Gentian Sharrën. Sot po flas për këtë, njërin prej anëtarëve më të rrezikshëm të bandës së Elbasanit.

Mes Taulant Begos dhe Gentian Sharrës ekzistojnë të paktën mbi 50 telefonata dhe mundet me qindra kilometra zbardhje të gjata në këto biseda.

Biseda nga më të ndryshmet që faktojnë Taulant Begon kokë e kombë si anëtar të bandës së Elbasanit.  

Taulant Bego ka marrë përsipër, ka dhënë porosi nga më të paligjshmet dhe ka kryer detyra nga më të paligjshmet në interes të Gentian Sharrës. Pra Gentian Sharra është njeriu që ka blerë vota për PS-në dhe Taulant Begon. Kjo është situata, e vërteta në Parlament.

Ju bëj thirrje të publikoni çdo regjistrim, çdo dokument që implikon apo njëson Edi Ramën e bashkëpunëtorë të tij me bandën e Elbasanit.”– deklaroi Berisha.

Më pas gazetarët e pyetën nëse bisedat mes Ballës dhe anëtarit të bandës së Elbasanit janë vetëm për blerjen e votave në zgjedhjet e fundit, Berisha pati këtë përgjigje dhe u largua: “Biseda për ngjarje të shumta zotëri. Po fole me bandat flet vetëm për krime, nuk flet për dashuri. Ta kemi të qartë këtë”.