Vendosni fjalën kyçe....

Lagjja e re në Kombinat/ Veliaj: Po kapim kohën e humbur nga gjyqet, këtë vit strehojmë familjet e para



Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar kantierin për ndërtimin e lagjjes e re “KombinArt”, ku do të strehohen familjet që mbetën pa shtëpi nga tërmeti i Nëntorit 2019.

Pas zhbllokimit të procesit, si pasojë e disa çështjeve gjyqësore, rindërtimi i zonës ka hyrë në fazën ku po ngrihen pallatet e reja me nga 6 dhe 8 kate.

Veliaj tha se procesi i rindërtimit po ecën shpejt, për të kapur kohën e humbur sipas tij për shkak të bllokimeve politike.

 “Nuk do reshtim asnjë ditë të verës! Do të punojmë për të kapur kohën e humbur. Kur them të kapim kohën e humbur fjala është se, siç ndodhi te Astiri dhe ‘5 Maji’, edhe këtu në Kombinat patëm mbi 20 gjyqe e bllokime të frymëzuara kryesisht nga parti politike që për vete jetojnë në Lalz, por ama, janë të gatshëm t’i fusin njerëzit në sherre mes tyre, të mbjellin pasiguri, të mbjellin lajme të rreme e të nxisin njerëzit për gjyqe të pafundme. I kemi fituar të gjitha gjyqet! Siç e patë, është liruar i gjithë territori i zonës së Kombinatit dhe kemi filluar me themelet e reja. Në disa pjesë kemi ecur dhe do jemi gati të strehojmë familjet e para që këtë vit.”- tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se “nuk mund të bëhet politikë me jetët e humbura”.