Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se vodhën biçikletë 5 mijë euroshe në Tiranë, pranga katër adoleshentëve (Video)


 

Katër adoleshentë janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen se vidhnin biçikleta.

Në pranga kanë rënë 20-vjeçari Mateo Dedaj, 19-vjeçari Kevin Matraku, 18-vjeçari Eno Cenollari si dhe 20-vjeçari Dejvid Luca, të gjithë banues në Tiranë.

Në kërkim është shpallur 19-vjeçari me iniciale M.M., banues në Berat.

Ata akuzohen se kanë vjedhur një biçikletë më vlerë 5 mijë euro në ‘Rrugën e Dibrës’ në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 25 maj 2022.

Gjatë kontrollit të banesave të adoleshentëve në fjalë, policia sekuestroi katër biçikleta të tjera të dyshuara të vjedhura.

Njoftimi

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pedals” janë vënë në pranga 4 persona që vidhnin biçikleta ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Konkretisht, janë arrestuar 20-vjeçari Mateo Dedaj, 19-vjeçari Kevin Matraku, 18-vjeçari Eno Cenollari,  dhe 20-vjeçari Dejvid Luca, të katërt banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim 19-vjeçari me iniciale M. M., banues në Berat.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se këta persona kanë vjedhur një biçikletë me vlerë 5000 euro më datë 26.05.2022, në Rrugën e Dibrës.

Gjatë kontrolleve të banesave të tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”