Vendosni fjalën kyçe....

Sot zgjedhjet parlamentare në Francë, raundi i balotazhit mes Macronit dhe të majtës


Nuk kanë kaluar as dy muaj që kur Emmanuel Macron u rizgjodh bindshëm si president, por ai tashmë është në një zgjedhje të vështirë që mund ta pengojë atë të shtyjë reformat e tij përpara.

Votuesit francezë do të shkojnë në qendrat e votimit për të vendosur se kush do të kontrollojë Asamblenë e tyre Kombëtare.

Macron mundi të djathtën ekstreme në prill, por këtë herë sfida është më e vështirë.

E majta ekstreme e Jean-Luc Mélenchon drejton një aleancë që përfshin të majtë e të gjelbër.

Ata e quajnë veten Nupes, që qëndron për Bashkimin Popullor të Ri Ekologjik dhe Social dhe sondazhet sugjerojnë se mund të pengojnë presidentin Macron të fitojë 289 vendet që i nevojiten për një shumicë të plotë. Nëse Macron e humb shumicën absolute, atëherë ai duhet rregullisht që të marrë mbështetjen e kampeve të tjera politike dhe të bëjë më shumë kompromise për programin e tij qeveritar.

Aleanca e qendrës e Macronit, i portretizon kundërshtarët si në një “martesë komoditeti” të komunistëve, socialistëve, melenchonistëve të majtëve dhe të Gjelbërve.

Raundi i dytë i së dielës përbëhet pothuajse tërësisht nga dyluftimet e balotazhit midis dy kandidatëve dhe pothuajse gjysma përfshin dy aleancat e mëdha. Disa ministra në qeverinë Macron po luftojnë për të mbajtur vendet e tyre të punës, dhe dy nga përplasjet më të ashpra përfshijnë Ministrin e Evropës Clément Beaune dhe Ministren e Tranzicionit të Gjelbër Amélie de Montchalin.

Sipas sondazheve, aleanca e majtë arrin 140 deri në 180 vende.