
Ndërsa SHBA-të kërcënojnë me bllokadë të porteve iraniane, luftimet vazhdojnë në Lindjen e Mesme.
Sot, Hezbollahu tha se ka sulmuar ushtarët izraelitë në Shlomi të Izraelit, duke përdorur dronë. Izraeli lëshoi një alarm për sulm ajror në zonë.
Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë dhënë një përditësim, duke thënë se forcat e tyre po zgjerojnë operacionet në jug të Libanit, shkruan BBC.
Thuhet se një sulm ndaj Bint Jbeil vrau 100 luftëtarë të Hezbollahut dhe se qindra armë u gjetën në zonë.