Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga në Sarandë dhe përfundon në oborrin e një banese (Video)


Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë.

Nga pamjet e publikuara nga Sarnada Web shihet një mjet që del nga rruga dhe përfundon brenda rrethimit të një shtëpie.

Nga aksidenti janë plagosur dy persona ndërsa gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara ndërsa përplasja ka qenë aq e fortë sa që janë thyer edhe hekurat rrethues në trotuar.