Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD-së, Basha: Do ngrihen shtabet për organizimin e protestave


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat pas mbarimit të mbledhjes së Kryesisë, ka dhënë disa detaje nga diskutimet me anëtarët e saj.

Basha ka vënë theksin të vendimi për ngritjen e shtabeve për organizimin e protestave si edhe ndërthurjen e tyre me shpalosjen për qytetarët të vizionit që PD-ja ka për alternativën e qeverisjes.

Është marrë një vendim i rëndësishëm për ngritjen e shtabeve për organizimin e protestave të fuqishme në të gjithë vendin.

Gjithashtu do bëhet shpalosja e programit dhe alternativës së qeverisjes, dhe do e bëjmë këtë për të gjitha kategoritë e shqiptarëve dhe do japin vizionin tonë për Shqipërinë. Do bëjmë një ndërthurje proteste me shpalosjen e programin”- u shpreh Basha nga selia blu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *