Vendosni fjalën kyçe....

Kundërshtuan policët dhe hodhën molotov në protestën përpara bashkisë, arrestohen dy protestues


Policia e Tiranës ka arrestuar dy protestues pjesëmarrës në tubimin e opozitës ditën e sotme përpara Bashkisë së Tiranës.

Shtetasit me iniciale A.M 36-vjeç dhe L.N 40-vjeç banues në Borizanë të Krujës u arrestuan pasi gjatë protestës dyshohen se kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë si dhe hodhën molotov në drejtim të uniformave blu dhe godinës së Bashkisë Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, sot më datë 26.04.2024, në orën 08:00, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestave të datave 11.04.2024 dhe 19.04.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasit:

– A. M., 36 vjeç, dhe L. N., 40 vjeç, të dy banues në Borizanë, Krujë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë protestave të zhvilluara më datë 11.04.2024 dhe 19.04.2024, kanë ushtruar akte të dhunshme, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, kanë hedhur lëndë piroteknike e molotov në drejtim të punonjësve të policisë dhe të Bashkisë së Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë’-njofton policia.