Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë në banesë 43-vjeçari në Tiranë


Një 43-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë në Tiranë.

Sipas njoftimi, i ndjeri banonte në një shtëpi në rrugën ‘Sali Nivica’ dhe është gjetur nga të afërmit.

Nga këqyrja paraprake nuk janë gjetur shenja dhune.

Njoftimi

“Më datë 19.06.2022, në rrugën “Sali Nivica”, në banesë, është gjetur nga të afërmit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”