Vendosni fjalën kyçe....

Infektimet me Covid-19, autoritetet shëndetësore qetësojnë tifozët, sfida do luhet


Shefi vlerësues për pandeminë COVID, Matteo Marnati ka siguruar tifozët se ndeshja Milan-Juventus do të zhvillohet “99.9 për qind” nesër, sepse, sipas tij “edhe pesë raste të reja me Covid nuk do të jenë të mjaftueshme” për ta bllokuar udhëtimin

Alex Sandro u testua pozitiv të hënën, kurse sot Juan Cuadrado, ndërkaq nesër do të bëhen edhe disa teste në mënyrë që skuadra të niset për në Milan në mëngjes.

Mjeku Roberto Testi, drejtor për parandalimin e pandemisë në Torino në ASL (Autoriteti Lokal Shëndetësorë”, tha për Corriere della Sera se mund të bllokojë skuadrën gjë që bëri që shumë njerëz t’i ngritin vetullat.

“Nëse do të këtë më shumë teste pozitive sot dhe prova që gjendja mund të dalë nga kontrolli brenda skuadrës , që do të jetë problem për sigurinë e lojtarëve tjerë të skuadrës.