Vendosni fjalën kyçe....

Në burg pas sherrit me Noizy-n, reperi bën postime në “Instagram” nga qelia: Jam me Saimir Tahirin, më pritën si gango


Pas sherrit me Noizyn reperi Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe edhe si Cllevio përfundoi pas hekurave.

Por as në qeli, Ahmeti duket se nuk i zbaton dot rregullat pasi është futur live në “Instagram” duke komunikuar me një vajzë, të cilës i këndon disa vargje të këngës së tij të re.

Po ashtu ai ka treguar se ndodhet në të njëjtin burg ku vuan dënimin edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Ai përshëndeti shokët e tij të burgut me anë të një “story” në “Instagram”, ku shprehet se ata e pritën si “gango” siç i pëlqen ta quajë veten reperi. Mes tyre ai përmend ish-ministrin.

“Në mënyrë të veçantë përqafoj shokët e mi që i kam tek godina tjetër që më pritën si personalitet gango.

(Vendos emrat…)

Dhe të gjithë kakamat e sektorit tim. Gjithashtu të gjithë gangot dhe shokët që ndodhen në gjithë burgjet e Shqipërisë. Në veçanti gjujtëset e burgut 325. Ju dua goca dhe ju jeni më gango se këta pederastat që bëjnë videoklipe.”-shkruan ai.

Kujtojmë se një ditë pas sherrit me reperin Noizy pranë lokalit të këtij të fundit, Cllevio u vendos në pranga pasi në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie.