Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë në ecje mjeti në autostradën Durrës-Tiranë


Foto ilustruese

Një mjet është përfshirë nga flakët në lëvizje në autostradën Durrës-Tiranë.

Mjeti është djegur pjesërisht ndërsa drejtuesi me iniciale B.K. është dërguar në spital për mjekim.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt.

Njoftimi

“Me datë 16.06.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin B. K. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”