Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Velipojë, raportohet për një të plagosur


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në plazhin e Velipojës.

Raportohet se një person është qëlluar me arme zjarri ne Plazhin e Velipojës. Sipas të dhënave paraprake i plagosuri ka një marre një plagë në pjesën e barkut dhe është transportuar ne spitalin e Shkodrës.

Policia ka mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë në plazhin e Velipojës.