Vendosni fjalën kyçe....

PSG dhe Pochettino arrijnë marrëveshjen për shkëputjen e bashkëpunimit


Mauricio Pochettino do të largohet nga Paris Saint-Germaini.

Trajneri argjentinas e fitoi titullin e kampionit në sezonin e fundit në Ligue 1, por dështimi në Ligën e Kampionëve i ka kushtuar atij.

“Le Parisien” ka raportuar këtë të martë se përfaqësuesit e Pochettinos kanë arritur një marrëveshje me PSG për të ndërprerë bashkëpunimin.

Sipas mediumit francez, largimi i tij do të zyrtarizohet nesër ose të enjten.