Vendosni fjalën kyçe....

Me foto-Sa njerëz merrnin pjesë në takimin me Ramën në Burrel


Edi Rama sot vazhdoi fushatën elektorale në Burrel, ndërsa dha disa mesazhe të forta pas vendimit të presidentit për të anuluar zgjedhjet.

“Dje Ilir Meta e ka shkruar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë!”, u tha qytetarëve të Burrelit kryeministri Edi Rama, duke paralajmëruar në këtë mënyrë shkarkimin e tij.

E kishte parashikuar lëvizjen e Metës, u shpreh Rama, ndërsa theksoi:

“Një gjë është e sigurt, do apo s’do Saliu do apo s’do Iliri, do apo s’do Lulzimi, do apo s’do “filxhani”, zgjedhjet do mbahen në 30 qershor.

Dje Ilir Meta e ka shkruar fatin e tij si një presideent që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë!

Dhe ajo që po ndodh është që të gjithë ata që udhëheqin lëvizjen Rama ik do ikin një nga një vetë.”

Por kjo foto tregon numrin e pjesëmarrësve në momentin që ishte duke folur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *