Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku: Lufta e Tretë Botërore tashmë është e shpallur


Papa Françesku beson se aktualisht jemi në një Luftë të Tretë Botërore, dhe sjell në vëmendje konfliktet e ndezura në disa pjesë të Afrikës, në Nigerinë veriore dhe në veri të Kongos, për të cilat duket sikur askush nuk interesohet.

“Lufta e Tretë Botërore është tashmë këtu.”- citoi gazeta italiane “La Stampa” Papa Françeskun të thoshte të martën.

“Disa vite më parë më ra në mendje të them se po e përjetojmë Luftën e Tretë Botërore copë-copë. Këtu, sot për mua Lufta e Tretë Botërore tashmë është shpallur.”- tha Papa në një takim me redaktorët e revistave jezuite. “Dhe ky është një aspekt që duhet të na bëjë të reflektojmë. Çfarë po ndodh me njerëzimin që ka pasur tre luftëra botërore në një shekull? Dhe kjo është e keqe për njerëzimin, është një fatkeqësi.”- ka thënë Papa.

Papa vuri në dukje konfliktet në disa pjesë të Afrikës, në Nigerinë veriore dhe në veri të Kongos, “ku lufta është ende e ndezur dhe askush nuk do t’ja dijë”.

“Bota është në luftë.”- përfundoi ai.