Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria barazon pa gola ndaj Estonisë


Shqipëria ka barazuar pa gola në sfidën miqësore përballë Estonisë.

Në sfidën e luajtur në Air Albania, kuq e zinjtë prodhuan shumë pak dhe me raste episodike tentuan të zhbllokonin sfidën por nuk ia dolën.

Sfida miqësore zëvendësoi takimin me Rusinë për Ligën e Kombeve e cila nuk luhet për shkak të sulmit të Moskës në Ukrainë.

Djemtë e drejtuar nga Edi Reja janë në një krizë për fitore duke qenë se humbën sfidën përballë Izraelit dhe barazuan me Islandën. Rezultate këto që tregojnë se dhe me sfidën e Estonisë, të besuarit e Rejës janë në stanjacion për gola dhe fitore.

Në këtë sfidë Reja aktivizoi një numër të madh lojtarësh debutues me moshë të re, ndërsa u aktivizuan edhe Armando Broja, Myrto Uzuni, Elseid Hysaj, Ylber Ramadani apo edhe Amir Abrashi të cilët tashmë janë konfirmuar si lojtarë kyç të kombëtares.