Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid transferon mesfushorin e Monakos për 80 mln euro


Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e Aurelien Tchouamenit dhe arritjen e marrëveshjes me Monacon.

Klubi spanjoll përmes një komunikate zyrtare njoftoi se mesfushori francez ka nënshkruar kontratë për gjashtë sezonet e ardhshme.

Në njoftim thuhet se më 14 qershor, në orën 12:00 do të bëhet ceremonia e prezantimit të Tchouamenit si lojtar i ri i Real Madridit pas ekzaminimit përkatës mjekësor.

Real Madridi për shërbimet e 22-vjeçarit ka paguar 80 milionë euro, kurse 20 milionë të tjera do t’i paguajë në formë bonusesh.