Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria kërkon fitoren ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve, Reja hedh në fushë formacion sulmues


Shqipëria luan mbrëmje e sotme ndeshjen e dytë në Ligëne  Kombeve.

Pas barazimit ndaj Islandës jashtë fushe, kuqezinjtë presin në ‘Air Albania’ Izraelin, në një sfidë ku do kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Për përballjen janë publikuar edhe formacionet e mundshme ndërsa në sulm do luajë që nga minuta e parë Broja. Trajneri italian Reja pritet të hedhë në fushë një ekip sulmues me skemën 3-4-4.

Formacionet e mundshme

Shqipëria: Berisha – Gjimshiti, Ismajli, Veseli – Hysaj, Balliu, Asllani, Abrashi – Bajrami, Broja, Uzuni.

Izraeli: Marçiano – Dasa, Goldberg, Vitor, Leidner – Peretz, Karzev, Xhaber – Solomon, Abada, Vaisman