Vendosni fjalën kyçe....

Gjekmarkaj përmend në Kuvend takimin me Papa Françeskun: Qeveria ta shpallë Vatikanin partner strategjik


Deputeti Agron Gjekmarkaj në fjalën e tij në Kuvend ka përmendur takimin që ai dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla me Papa Françeskun dhe Sekretarin e Shtetit të Vatikanit Eminenca e Tij, Pietro Parolin.

“Nga kjo sallë themelore e demokracisë dhe e debatit politik shqiptar, dua të falenderoj Atin e Shënjtë Papa Françeskun dhe Sekretarin e Shtetit Kardinalin Parolin, për ftesat dhe pritjen që na rezervuan, zonjës Lindita Nikolla Kryetare e Parlamentit dhe mua në cilesinë e zv -Kryetarit!

Jam i sigurtë që në këtë homazh mirënjohjeje bashkoheni të gjithë ju të nderuar kolegë e bashkë me ne i gjithë populli shqiptar.”– tha Gjekmarkaj.

Sipas Gjekmarkajt, në 32 vite liri e pluralizëm shteti i Vatikanit është shfaqur krah Shqipërisë më shumë se çdokush tjetër.

Për këtë arsye ai kërkoi nga qeveria që ta shpallë Vatikanin partner strategjik.

“Në 32 vite liri e pluralizëm Shteti i Vatikanit është shfaqur në krah të Shqipërisë si askush tjetër! Papa Gjon Pali dhe Papa Françesku vizituan Shqipërinë!

Nënë Tereza ajo që më shumë se kushdo pas Shën Françeskut interpretoi doktrinën e Hyut dhe atë të dashurisë, u shpall shenjtore si momenti i dytë kulmor i marëdhënjes që vjen nga historia dhe punon për të!

I bëj thirrje këtij Kuvendi, Qeverisë Shqiptare ta shpallë Vatikanin partner strategjik si detyrim ndaj shekujve e si nevojë e jona për shekujt që na presin.”– tha Gjekmarkaj.