Vendosni fjalën kyçe....

Dekreti i Metës në Turqi, Berisha: Më kujtoi Ali Pashën, trupi në Janinë e koka në Stamboll


Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat pasi doli nga salla e Kuvendit komentoi sërish dekretin presidencial për lirimin nga detyra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bajram Begaj.

Berisha tha me ironi se dekreti i kujtoi Ali Pashën.

Ai më ngjau ekzakt, më rikujtoi Ali Pashën, trupi në Janinë e kokën në Stamboll”, tha Berisha.

Firmosja e dekretit nga Meta ditën e shtunë nga Turqia i hapi rrugën zgjedhjes së Bajram Begës në krye të Shtetit me votat e shumicës socialiste.