Vendosni fjalën kyçe....

Hapet sot Kopshti Zoologjik/ Rama: I rilindur si një nga hapësirat më moderne në rajon


Këtë të shtunë Kopshti i ri Zoologjik do të hapë dyert për vizitorët.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Kopshti i ri dhe thotë se fëmijët do të kenë mundësi të njohin nga afër botën e kafshëve. Sipas tij kjo është një ndër hapësirat më moderne në rajon.

“Me dhuratën e shumëpritur për të gjithë fëmijët, Tirana Zoo Park, që hap dyert sot, i rilindur si një nga hapësirat më moderne në rajon, për të njohur nga afër botën e kafshëve, por edhe plot ambiente çlodhëse për të vegjël e të rritur, ju uroj një fundjavë të bukur.”– shkruan Rama.

Ai e ka vizituar vetë Kopshtin Zoologjik, i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.