Vendosni fjalën kyçe....

Mbledhja e parë e Kryesisë së re, zbulohen emrat e kandidatëve për postet drejtuese në PD


Ndërkohë që prej një ore në selinë blu mbahet mbledhja e parë e Kryesisë së re të Partisë Demokratike, zbulohen kandidatët për pozicionet drejtuese të partisë.

Sipas televizionit “News 24”, Flamur Noka dhe Arben Ristani janë dy kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm.

Po ashtu zbulohen edhe emrat e kandidatëve për nënkryetar, për të cilët fleta e votimit do ketë 4 emra dhe do të zgjidhen 2 më të votuarit.

Kështu, për dy postet e nënkryetarit të PD-së garojnë: Belind Këlliçi, Agron Shehaj, Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi.

Votimi në Këshillin Kombëtar do të nisë në orën 18:00 dhe numërimi i votave më pas do të jetë transparent.

Sakaq zbulohen edhe emrat e kandidatëve për sekretariatet në PD.

Organizata partnere

Ilirjana kucana
Megi Balliu

Për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit

Ledina mandia
Andia Pustnia

Sekretari për të drejtat e njeriut

Elda Hoti
Bislim Ahmetaj