Vendosni fjalën kyçe....

Ermal Mamaqi shan keq ish-mësuesen: “Fu*k you, kam 200 punonjës e 9 kompani, i mësoj njerëzit si të bëjnë sukses” (Video)


Aktori e producenti Ermal Mamaqi është hakmarrë ndaj mësueses së tij në shkollën fillore, e cila sipas tij i kishte thënë se ‘nuk do bëhej kurrë njeri’.

Mamaqi ka hedhur një video në TikTok me diçiturën ‘Fuck you’ ndërsa thotë se ai ka 200 punëtore e 9 kompani si dhe i mëson njerëzit si të kenë sukses në jetë.

“Mu kujtua një zysha ime e tetëvjeçares që më ka bo shumë dëm atëhere në atë kohë edhe më thoshte çdo ditë. ‘Ti Mamaqi nuk ke për t’u bërë kurrë njeri, s’ke për të bërë asgjë në jetën tënde’. Edhe tani mu kujti që s’i kam thënë kurrë kësaj zyshës: ‘F*ck you!’

Kam 200 punonjës, kam 9 kompani dhe i mësoj njerëzit si të bëjnë sukses duke mos dëgjuar njerëzit si ty. Nëse ti e do vërtet aq shumë atë gjë që do të bësh, ke për ta bërë.” – thotë Mamaqi në videon e hedhur në TikTok.