Vendosni fjalën kyçe....

Makina me 5 persona në bord bie në Shkumbin


Një mjet me të cilin udhëtonin pesë persona ka rënë në lumin Shkumbin.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit’ ku mjeti ka përfunduar në ujë pas daljes nga rruga.

Nga makina janë nxjerrë deri tani tre persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Në vend kanë mbërritur forca të shumta policie e ekipet e shpëtimit që po punojnë për nxjerrjen e dy personave të tjerë po reshjet e dendura e kanë vështirësuar operacionin.

Njoftimi

“Elbasan /informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”