Vendosni fjalën kyçe....

Egnatia fiton ndaj Korabit dhe qëndron në Superiore, sherr në fund të sfidës


Egnatia do të qëndrojë përsëri në Kategorinë Superiore.

Rrogozhinasit fituan në shtëpinë e tyre 2-0 ndaj Korabit në finalen se kush do luante në elitën e futbollit shqiptar.

Egnatia shënoi nga një gol për secilën pjesë loje. Të parin në minutën e 16-të. Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Delarzh, i cili me një gjuajtje të fortë çoi topin në rrjetë.

Ndeshja e Play Out mes Egnatias dhe Korabit është shoqëruar me tension. Në fund të takimit, të dyja skuadrat janë përfshirë në një zënkë masive, teksa për të qetësuar situatën është dashur ndërhyerja e policisë.