Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari tregon si u kërcënua nga policia, i shkruan letër Këshillit të Europës e ambasadave: Ndihem i rrezikur nga shteti


Para disa ditësh, policia shoqëroi dy gazetarë dhe dhjetëra persona të tjerë.

Gazetari Bekim Bici i është drejtuar Këshillit të Europës si dhe ambasadave kryesore në Tiranë, lidhur me këtë çështje, duke theksuar se ndalimi i tij është bërë i motivuar prej profesionit që ushtron.

Bici rrëfen ngjarjen e ndodhur që prej fillimit e deri në lirimin e tij nga mjedisi ku ishte ndaluar.

Ngjarja ka të bëjë me çështjen e ekstradimit të shtetasit turk Selami Simsek, i cili u lirua nga Gjykata e Apelit në datën 9 mars dhe po mbahej në një furgon të policisë deri në marrjen e vendimit ndaj tij.

Bici tregon se teksa ka pritur pranë Ministrisë së Brendshme për të pyetur ministrin Lleshaj për çështjen në fjalë, është shoqëruar padrejtësisht nga policia.

Gazetari tregon se është kërcënuar nga policët në mjediset ku qëndronte i shoqëruar. Në letrën e tij, Bici kërkon reagimin e Këshillit të Europës e ambasadave për ngjarjen në fjalë duke theksuar se ndihet i kërcënuarf dhe rrezikuar nga shteti.

Letra e plotë në anglisht e shqip


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *