Vendosni fjalën kyçe....

78-vjeçari në Pogradec vetëplagoset me armë gjahu në garazhin e banesës së tij


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec, ku një 78-vjeçar është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 të këtij qyteti rreth orës 14:30, ku 78-vjeçari me iniçiale P.G. ishte në garazhin e banesës së tij dhe është vetëplagosur me armë gjahu. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

I moshuari është dërguar në spitalin e Pogradecit ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 29.05.2022, rreth orës 14:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në garazhin e banesës së tij, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi P. G., rreth 78 vjeç, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua arma e gjahut.”- bën me dije Policia.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.