Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Lin-Pogradec, katër të plagosur


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur 4 persona.

Dy prej tyre u dërguan në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

 “Më datë 29.05.2022, rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Lin, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin I. B. dhe mjeti tip ‘Volkswagen Golf’, me drejtues shtetasin N. B.

Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjeret e mjetit tip ‘Volkswagen Golf’, shtetaset L. D dhe K. L, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Pogradecit.”- bën me dije Policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.