Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet ngjarja në Peqin, ndalohet autori i dyshuar që plagosi punonjësin e burgut


Policia ka zbardhur ngjarjen për plagosjen e punonjësit të burgut të Peqinit mbrëmjen e sotme.

Autori i dyshuar i ngjarjes është ndaluar, dhe sipas policisë ai qëlloi në ajër nga një kodër e fshatit Progër. Policia thotë se punonjësi i burgut është plagosur nga plumbat qorr të qëlluar nga kjo armë.

Policia ka gjetur armën dhe makinën e autorit të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen ku u lëndua lehtë nga një plumb qorr, një punonjës i IEVP Peqin.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, i cili ka qëlluar në ajër në një kodër të fshatit Progër.

Policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën me të cilën autori ka qëlluar në ajër.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe punës të mirëorganizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Peqin, i shtetasit G. K., 35 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, në kodrat e fshatit Progër, Peqin, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe për pasojë u lëndua lehtë nga një plumb qorr, shtetasi I. P., punonjësi i IEVP Peqin.

Po si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e autorit të dyshuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër ky shtetas.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *