Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë një apartament në Shkodër, lëndohet e moshuara


Një apartament është përfshirë nga flakët në Shkodër.

Flakët që kanë përfshirë apartamentin kanë lënduar një të moshuar e cila për shkak të djegieve që ka marrë është transportuar në spitalin e Shkodrës.

E moshuara kishte mbetur e bllokuar për rreth një orë në ballkonin e apartamentit, si pasojë e flakëve të zjarrit.

Pas një ore luftë me flakët, e moshuara u nxor nga shërbimi zjarrfikës dhe banorët e pallatit e u transportua më pas në spital.

Zjarri në banesë dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndije elektrike.