Vendosni fjalën kyçe....

Vladimir Putin: Ekonomia ruse do të mbetet e hapur


Ekonomia ruse “me siguri do të mbetet e hapur, edhe në kushtet e reja”. Kështu tha presidenti rus Vladimir Putin të martën.

“Ne do të zgjerojmë bashkëpunimin me ato vende që janë të interesuara për bashkëpunim reciprokisht të dobishëm.”– tha Putin sipas RT-së.

Ai theksoi rëndësinë e zhvillimit të infrastrukturës së pagesave duke përdorur monedhat kombëtare, vendosjen e lidhjeve shkencore dhe teknologjike si dhe rritjen e kapaciteteve të zinxhirëve logjistikë.

“Veprimet e disa vendeve, dëshira e tyre për t’u mbyllur nga Rusia – jo për të mbyllur Rusinë, por për t’u mbyllur nga Rusia, madje edhe në dëm të tyre – kanë treguar se sa e rëndësishme është në botën moderne të diversifikohen flukset e transportit, të zgjerohen korridoret në drejtim të partnerëve të parashikueshëm dhe të përgjegjshëm.”– tha presidenti.

Putin vuri në dukje se biznesi rus po përshtatet me ndryshimet duke “ristrukturuar zinxhirët e prodhimit dhe furnizimit dhe duke krijuar në mënyrë aktive lidhje të reja me partnerët e huaj”.

Ai ka porositur qeverinë që të vazhdojë me zhvillimin e projekteve infrastrukturore në vend, duke eliminuar çdo burokraci që ngadalëson zbatimin e tyre.