Vendosni fjalën kyçe....

Konferenca e Kryetarëve e vendos, raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit më 30 Maj


Në mbledhjen e sotme, Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri mbahet më 30 maj.

Kjo datë u propozua nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Raundi i radhës, 30 maj ora 10:00. Shpresoj të kemi votim dhe zgjedhjen e presidentit.”- tha Balla.

Propozimi u miratua nga kryetarja e Konferencës, Lindita Nikolla.

Sipas marrëveshjes së bërë më parë, opozita ka të drejtë të propozojë kandidatin për President edhe këtë raund, por Balla paralajmëroi se nëse do të digjet edhe ky raund, atëherë maxhoranca do ta zgjedhë vetë presidentin e ri.

Gjatë mbledhjes së sotme, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i bëri thirrje opozitës që të dalë me një kandidat të vetëm.

“Ka ardhur koha që opozita të dalë me një kandidaturë të vetme me integritet. Ne duhet të kishim çuar një kandidaturë. Para se të kërkojmë përgjegjësi tek pala tjetër duhet të kërkojmë përgjegjësinë te vetja jonë.”- tha Mediu.