Vendosni fjalën kyçe....

Kim: Sa më demokratikë të bëhemi, aq më të fortë jemi


Ambasadorja amerikane Kim deklaroi ditën e sotme se është koha që të ndërmerren hapa për mundësinë e votës së emigrantëve.

E ftuar në konferencën e organizuar me këtë temë nga KQZ-ja e OSBE-ja ajo tha se ‘sa më demokratik të bëhemi, aq më të fortë jemi.

Kim tha ndër të tjera se SHBA-ja do mbështesë fuqishëm si reformën zgjedhore ashtu edhe atë në drejtësi dhe se zgjedhjet e ardhshme duhet të përmbushin standardet më të larta.

“Jam shumë e kënaqur që jam sot këtu. Duke pasur parasysh kontributet e shqiptarëve është vërtet koha e duhur të merren hapat e nevojshëm në mënyrë që të ushtrohet kjo e drejtë. Mënyra të lira dhe të drejta për të zgjedhur udhëheqësit që na përfaqësojnë. Zgjedhjet parlamentari të 2021 ishin të rëndësishme. SHBA mirëpret mundësi si kjo e sotmja, përfshirë mungesën e deri më tani të drejtën e diasporës për të votuar. Ne nxisim fuqimisht këtë. Dua t’ju lë me mendimin se si të rindërtonin besimin. Kur zhvillojmë gjedhe të lira dhe të ndershme kur respektojmë institucionet tona ky është argumenti më i fuqishëm në favor të demokracisë. Sa më demokratik të bëhemi aq më të fortë jemi, SHBA do të mbështesin fuqishëm reformat qoftë ato zgjedhore dhe reformat ne drejtësi. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 shënuan një ngjarje vendimtare, që ishte rikthimi i opozitës në Kuvend. Siç theksoi zyra e OSBE, zgjedhjet e 25 Prillit 2021 ishin të mira por nuk ishin perfekte dhe të gjithë e dimë këtë. SHBA mirëpresin mundësi si kjo e sotmja dhe në ditë të ardhshme për të punuar me deputetët e Kuvendit, me partnerë që ndajnë mendime të ngjashme dhe me institucione të qeverisë shqiptare dhe për të adresuar problemet e vazhdueshme në zgjedhje, përfshirë mungesën deri më tani të të drejtës së diasporës për të votuar, një e drejtë që në fakt parashikohet nga Kushtetuta. Ne nxisim fuqimisht punën serioze dy partike për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet më të larta, të cilat në fakt janë vërejtur edhe në Kushtetutë.” – tha Kim.