Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Zvërnec, identifikohet autori


Të shtëna me armë janë raportuar para pak çastesh në Zvërnec të Vlorës.

Mësohet se të shtënat kanë ndodhur pas një konflikti të çasti. Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

Nga plumbat nuk ka asnjë të lënduar ndërsa dyshohet se personi që ka qëlluar ka qenë mbi motor.

Njoftimi

“Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Më datë 22.07.2021, në Zvërnec, Vlorë, shtetasi L. RR., rreth 42 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për kapjen e 42 vjeçarit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”