Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon dilema Mbappe, francezi zgjedh të qëndrojë në Paris


Kylian Mbappe ka vendosur që e ardhmja e tij të jetë Parisi.

Ai ka shuar dilemat nëpërmjet një video e cila është postuar nga faqja zyrtare e PSG-së se do vijojë të luajë në “Parc des Princes”.

Sipas raporteve paraprake Mbappe do vijojë të qëndrojë te PSG-ja edhe për tre vite.

Mbappe kërkohej me ngulm nga Real Madrid dhe mendohej se gjithçka ishte mbyllur dhe francezi do luante nga sezoni i ardhshëm me “Galaktikët”.