Vendosni fjalën kyçe....

Kandidatit të Berishës në Rrogozhinë i del video: Salë ku**a, edhe Serbia na e ka zili këtë klasë politike


Sali Berisha prezantoi sot në emër të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” kandidatin për Bashkinë e Rrogozhinës, Hekuran Xhani.

Në prezantimin e sotëm Berisha e quajti Hekuranin Xhanin “qytetar të përkushtuar, demokrat të ndershëm, njeri që ka sakrifikuar vite, mund, djersë, punë në shërbim të fermerëve të kësaj zone dhe demokrat të orëve të para, të palëkundur e të vendosur”.

Por në një video të publikuar në rrjetet sociale duket se Xhani nuk ka konsideratë të njëjtë për Berishën.
Duket se nën efektet e alkoolit, Xhani nuk përmbahet dhe quan Berishën “Salë K**va” dhe shton se ndër “këtë klasë politike (përfshirë edhe Berishën) na e ka zili edhe Serbia”, sepse 50% e shqiptarëve kanë ikur nga vendi.

Edhe Serbia na e ka zili kët klasë politike. Salë ****, Fatos ****, Edi ****, Lul **** kanë përzi 50% të shqiptarëve prej Shqipërie. Edhe Serbia them unë këtu, edhe Serbia na e kanë zili se nuk kanë përzi 50% të Shqipërisë”-dëgjohet të thotë Xhani.