Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj pas takimit të grupit parlamentar: Nesër pasdite tjetër mbledhje, presim mendimin e të gjithë kolegëve dhe aleatëve


Pas përfundimit të mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj doli në një komunikim për mediat ku tha se nesër do të ketë një tjetër mbledhje për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai tha se mbledhja tjetër do të bëhet me deputetët e Rithemelimit, por pa ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Jemi në proces për të dhënë kontributin tonë dhe për këtë ishte unison i të gjithë anëtarëve Pra është e qartë për këdo, për anëtarët e Grupit Parlamentar të PD.

Besoj që ky procesi përmbush të gjitha kërkesat që procesi do të duhet të ketë.

Nesër pasdite do të ketë një tjetër mbledhje me kolegët tanë, me aleatët tanë, dhe besoj se secili ka pasur lirinë të flasë.”- tha Alibeaj.

Ai shtoi: “Sërish do të kem takim me aleatët, në çdo kohë, e kam disponibilitetin prej tyre për të folur”.

I pyetur disa herë nëse priste mendim edhe nga Berisha, ai theksoi se bëhet fjalë për Grupin Parlamentar të PD-së.

“Ne nuk kemi asgjë për të fshehur mes nesh për ti konsultuar të gjithë deputetët e grupit parlamentar, të shprehin opinione e tyre, vullnetin për procesin dhe sigurisht për emra eventualë. Kjo është e para që unë dua ta them publikisht për këdo, do konsultohemi dhe me aleatët tanë, për të gjitha dëshirat, qëndrimet e tyre lidhur me procesin dhe emrat eventualë. Besojmë ne që vetëm në këtë mënyrë ky proces që ka nisur seriozisht e do duhet të përfundojë në mënyrë serioze të ecë përpara. Po thoja për anëtarët e grupit parlamentar të PD, besoj është e qartë! Për anëtarët e grupit parlamentar të PD! Kjo ishte kërkesa e të gjithë anëtarëve që ishin pjesë e mbledhjes.”- theksoi Alibeaj, i cili Berishën e konsideron të përjashtuar nga grupi parlametar pas vendimit të ish-kryetarit Basha më 9 shtator.

Mbledhja e sotme përfundoi në orën 15:00 e nga ky takim, u propozuan nga deputetët dhjetë emra për kandidatë për President.

Kandidatët e propozuar:

  1. Leonard Demi
    2. Dritan Demiraj
    3. Arben Çejku
    4. Dashamir Shehi
    5. Jorida Tabaku
    6. Rexhep Uka
    7. Halim Kosova
    8. Princ Leka
    9. Visar Zhiti
    10. Lajla Pernaska