Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtarja e BE-së: Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura, vëmendje edhe ndaj lirisë e financimit të medias


Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin e PE-së Isabel Santos, tha nga Tirana se BE-ja do ndjekë nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Ajo tha gjithashtu se vëmendja e Brukselit është edhe te liria e mediave, transparenca e pronësisë dhe financimi i tyre.

Më herët ajo shprehu keqardhjen për qëndrimin e Greqisë për rastin “Beleri” duke theksuar se pret të flasë drejtësia.

“Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Për të parë sesi zbatimi i këtij ligji të ri do të bëhet. Vëmendja jonë është e përqendruar edhe tek liria e mediave. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe për transparencën e pronësisë dhe financimit të mediave. Integrimi i pakicave është po kaq i rëndësishëm. Doja të theksoj rolin rajonal dhe ndërkombëtar të Shqipërisë që është në përputhje me vlerat e BE-së. Na duhet t’i qëndrojmë besnik vlerave europiane. Na duhet të sigurohemi që nuk është ndërhyrje dhe nuk shkon kundër vlerave tona, paanshmërisë dhe pavarësisë së medias që janë vlerat thelbësore për ne. Është e rëndësishme transaparenca e pronësisë së mediave dhe interesat rreth financimit të mediave.” – tha ndër të tjera Santos