Vendosni fjalën kyçe....

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Elbasanit Enkeleda Kapedani


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Elbasanit Enkeleida Kapedani.

Vendimi është marrë njëzëri nga anëtarët e KPK-së të cilët kanë gjetur probleme në të tre kriteret e vlerësimit.

Ajo u bë e njohur pas postimit të disa videove në rrjetin social ‘TikTok’, një pjesë e të ciulave të filmuara brenda mjediseve të gjykatës.

Pas publikimit të rastit në Hashtag.al, ajo u pezullua përkohësisht ndërsa ILD-ja nisi një hetim disiplinor ndaj saj.

Gjatë procesit ndaj saj në KLGJ, Kapedani ka deklaruar se nuk i kishte hedhur ajo videot në rrjetin social ndërsa theksoi se ndaj saj po hidhej baltë si gjyqtare, si nënë e si grua.

Po kështu në mbrojtjen e saj ajo deklaroi gjithashtu se në të gjitha kontrollet që i ishin bërë në punë nuk i ishte gjetur asnjë shkelje.

Më herët ILD-ja pranoi kërkesën e Kapedanit duke bërë marrëveshje me të për një masë më të butë disiplinore.

Pas marrëveshjes, ajo u dorëhoq si nënkryetare e gjykatës së Elbasanit si dhe pranoi të marrë pagë minimale për gjashtë muaj. Megjithatë sot është shkarrkuar nga detyra nga ana e KPK-së.