Vendosni fjalën kyçe....

Basha: PD-ja pa pengjet e së kaluarës, Rithemelimi dhe PS-ja në garë kush shkon i pari në SPAK


Kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ndarë momente nga procesi i zgjedhjeve në strukturat e Partisë Demokratike.

Basha deklaroi se vetëm PD që bëhet zëri i qytetarëve është zgjidhja e duhur për Shqipërinë. Ai ka ironizuar PS-në dhe Rithemelimin, duke thënë se janë në garë se kush shkon i pari në SPAK.

Basha më tej ka uruar edhe anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e zgjedhur nga Kuvendet Zgjedhore të degës Divjakë – Julian Gjini, Bulqizë – Edmond Isaku dhe Mat – Arjan Lika!

 

Postimi i kreut të PD-së Lulzim Basha:

Ndërkohë që kundërshtarët tanë politikë janë në garë me njëri-tjetrin se kush do paraqitet i pari para drejtësisë, Partia Demokratike e Shqipërisë ecën e sigurt me njerëzit e duhur, pa pengjet e së kaluarës dhe me vizionin e nevojshëm për të bërë ndryshimin që shqiptarët presin.

Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe për kryetarët e zgjedhur nga Kuvendet Zgjedhore të degës Divjakë – Julian Gjini, Bulqizë – Edmond Isaku dhe Mat – Arjan Lika! Vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, është zgjidhja e duhur për Shqipërinë.