Vendosni fjalën kyçe....

Ina Zhupa: Modeli i Butrintit ku e merr në administrim një fondacion privat nuk ekziston në asnjë vend


Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa thotë se nuk ekziston asnjë vend me modelin e Butrintit ku e merr në administrim një fondacion privat.

Deputetja ka postuar dy statutet ku krahason modelet e përmendura nga Ministrja Margariti në Komision për Muzeun Egjiptian në Torino por thotë se ka ndryshime dhe diferencë të madhe.

Sipas Zhupës modeli shqiptar ka 3 përfaqësues privati dhe dy shteti ndërsa në Muzeun e Torinos janë 4 përfaqësues nga shteti dhe 2 nga privati.

Një tjetër ndryshim thelbësor është se në modelin shqiptar përfaqësuesit e shtetit nuk kanë cilësi shtetërore por individuale ndërsa te modeli i Torinos kanë emërtim shtetëror.

Gjithashtu modeli i Torinos ka edhe përfaqësi lokale ndërsa në atë shqiptar është hequr përfaqësuesi lokal.

Modeli i Butrintit ku e merr në administrim një fondacion privat nuk ekziston në asnjë vend!

Modeli që ministrja ka thënë komision me komision si i njëjtë me këtë të Butrintit është modeli i Muzeut Egjiptian në Torino sipas saj!

Sigurisht që një muze dhe një sit arkeologjik që zbulohet në çdo kohë ka një diferencë shumë të madhe. Por edhe sikur ta marrim si model, NUK ËSHTË fare private fondacioni si modeli shqiptar!

1-Modeli Shqiptar ka 3 përfaqësues privati dhe 2 shteti!

Modeli i Muzeut të Torinës ka 4 përfaqësues shteti dhe 2 privati!

2- Modeli shqiptar përfaqesuesit në minorancë të shtetit nuk janë në cilësi të tyre shtetëtore por si individ.

Modeli i Muzeut në Torino përfaqesuesit mazhoritar të shtetit nuk janë individ privat të zgjedhur nga shteti por në cilësinë e tyre në bazë të pozicionit shtetëror që mbajnë.

3- Modeli shqiptar ka hequr fare pushtetin lokal, kur thotë që ka ndjeshmëri për rolin e trashëgimisë kulturore në komunitete.

Modeli i Muzeut në Torino ka përfaqësim lokal kryesor në fondacion.

Boll me gënjeshtra!

Në foto:

Statuti i fondacionit të Torinos- ku s’ka asnjë emër vetëm funksione dhe me dominancë shteti.

Statuti i fondancionit të Butrintit- ku janë të gjithë me emra dhe vetëm ministrja ka funksion publik dhe ka dominancë privati”-shkruan Zhupa.