Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nxjerr emrin e kompanisë me 2 punonjës: Faturoi 9 milionë dollarë në skemën e inceneratorëve


Kryetarja e LSI-së ka publikuar emrin e kompanisë me dy punonjës e cila ka faturuar në skemën e incineratorëve 9 milionë dollarë

Kryemadhi thotë se kompania AM Co & Co me bashkëpronar Arben dhe Marika Përlala, me paga nga 250 euro është vetëm një nga kompanitë që Klodian Zoto ka përdorur për evazion fiskal duke fryrë kostot e punimeve të koncesionit të inceneratorëve.

Kryeministri i inceneratorëve u bën presion shqiptarëve nga banaqet e televizioneve, duke i kujtuar rrogat dhe makinat e popullit të thjeshtë.

Ndërkohë,

AM Co & Co me bashkëpronar Arben dhe Marika Përlala, me paga nga 250 €, është vetëm njëra nga kompanitë e përdorura nga Klodian Zoto, për të realizuar evazion fiskal duke fryrë kostot e punimeve të koncesonit të inceneratorëve, si dhe për përvetësimin e paligjshëm të TVSH. Vetëm kjo kompani me dy punonjës ka faturuar skemën e inceneratorëve 9 milionë dollarë.

A vepron ligji kur evazionin dhe krimin financiar e kryejnë njerëz të strehuar nën ‘ombrellën’ e kryeministrisë?”-shkruan Kryemadhi.