Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër aksident me urban në Tiranë, mjeti përplaset me koshin e mbeturinave


Një urban në Tiranë është përplasur me një kosh mbeturinash.

Aksidenti ka ndodhur në autobusin e linjës së Kombinatit teksa drejtuesi i tij S.Sh. ka humbur drejtimin duke u përplasur me koshin.

Ky është aksidenti më i fundit në një seri që ka ndodhur ditët e fundit në kryeqytetit.

Më herët një urban ra mbi Lumin Lanë ndërsa një ditë më pas një tjetër mjet u përplas me stacionin e urbanit po në Tiranë.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 16.05.2022, në Misto Mame, shtetasi S. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Kombibatit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin se tij dhe është përplasur me një kosh mbeturinash. Si pasojë  ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”