Vendosni fjalën kyçe....

Rama hedh idenë: Pagat të bëhen publike një herë në vit, ia vlen të konsultohemi


Dalja e pagave të qytetarëve vitin e kaluar duket se ka frymëzuar kryeministrin Edi Rama për një nismë të re. Publikimin e tyre një herë në vit.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se në Këshillimin Kombëtar të ardhshëm, do të pyesë qytetarët nëse janë dakord që një herë në vit pagat e tyre të bëhen publike.

“Së pari ne duke parë këtë eksperiencë që erdhi si rezultat i një ngjarje aspak të dëshiruar dhe aspak të mirëseardhur, dalja e pagave në publik, mendojmë se është e udhës që në këshillimin e ardhshëm kombëtar ne t’i pyesim qytetarët: A mos është vallë më mirë që një herë në vit të gjitha pagat të bëhen publike?

Sepse kjo eksperiencë na tregon që vendet që e bëjnë këtë punë, disa vende, dhe që thonë se kjo ka efektin më të madh vetërregullues brenda përbrenda sistemit për shkak se krijon përmes trnsparencës presionin poziti të nevojshëm mbi gjithë komunitetin e biznesit, ne mendojmë se kjo është shumë e vërtetë se e shohim se impakti i kësaj ngjarje dhe i gjithë punës së bërë pas kësaj ngjarje dhe i pranueshmërisë së gjatë që gjeti komunikimi unë me biznesin për korrektimin e pagave rezultoi shumë i suksesshëm në këtë fazë… Ideja se pagat mund të bëhen publike çdo vit njëherë në vit është një ide që nuk mendoj se duhet ta aplikojmë me të thënë e me të bërë, por pëër të cilën ia vlen të konsultohet opinioni publik.”- tha Rama.