Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një predhë luftarake në plazhin e Sarandës


Foto ilustruese

Një predhë e vjetër luftarake është gjetur sot në Sarandë. Sipas uniformave blu, predha është gjetur në plazhin e quajtur ‘Çentrali’ në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Mësohet se është kërkuar ndihma e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe heqjen e predhës.

“Në datë 16.05.2022, ka ardhur njoftim në sallën operative të Komisariatit Sarandë, se tek plazhi i quajtur ‘Çentrali’ në lagjen nr.1, Sarandë, është konstatuar një predhë e vjetër luftarake.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe heqjen e predhës.”– thuhet në njoftimin e policisë.