Vendosni fjalën kyçe....

Ashensorët përfshihen nga flakët – Dy incidente të ngjashme në Vlorë dhe në Tiranë


Pas incidentit të mbrëmjes së kaluar me ashensorin në QSUT, dy incidente të tjera kanë ndodhur me ashensorët ditën e sotme.

Policia ka njoftuar se një ashensor në një pallat në Vlorë është përfshirë nga flakët. Por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Më datë 16.05.2022, rreth orës 13:45, ka rënë zjarr në ashensorin e një pallati, në lagjen ‘1 Maji’, Vlorë. Nuk ka rrezik për banorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”– bëri me dije Policia.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur po sot edhe në një pallat në Tiranë.

Në Rrugën e Kavajës, në një kompleks pallatesh, ka rënë zjarr në ashensorin e pallatit.

“Më datë 16.05.2022, në Rrugën e Kavajës, në një kompleks pallatesh, ka rënë zjarr në ashensorin e pallatit.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.