Vendosni fjalën kyçe....

“Fordi” del nga rruga dhe përmbyset në kanal, humb jetën i riu në Divjakë


Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Fierseman në Divjakë.

Sipas policisë, rreth orës 14:20, 31-vjeçari Dioran Dervishi ka rënë në kanal me automjetin e tij tip “Ford” e si pasojë ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, shtetasi D. D., 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.”- bën me dije Policia.